Ndërron jetë personi që ka kryer transplantin e parë të fytyrës

06/09/2016 00:00

Personi i parë në botë i cili ka bërë transplant fytyre ka ndërruar jetë. Francezja Isabelle Dinoire në vitin 2005 iu nënshtrua një operacioni që shndërroi imazhin e saj, pasi kirurgët i vendosën një hundë dhe një gojë të re.

Ndërhyrja erdhi pasi qeni i saj i shkaktoi dëme të rënda në fytyrë. Ishte përdorimi i ilaçeve të forta ai që i dobësoi imunitetin dhe i shkaktoi kancer. Në vitin 2009, në një intervistë për BBC, ajo rrëfeu se ndërsa shikonte veten në pasqyrë, dallonte një miksim tiparesh të saj dhe donatorit. “Ai është gjithmonë me mua”, tha Dinoire.

Nga kirurgjia, Isabelle kishte ngelur e kënaqur, por impakti që ai pati në media e kishte rënduar psikologjikisht. Në vitet e fundit, transplantet janë kthyer të zakonshme dhe ato zhvillohen në disa vende, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Spanjë, Turqi, Kinë dhe Poloni.

Top Channel