Tentuan të grabisin lokalin, në pranga 2 vëllezër dhe një tjetër

04/09/2016 00:00

Dy vëllezër janë arrestuar nga policia e Lushnjës pasi kanë tentuar që të vjedhin me dhunë një lokal në lagjen “Loni Dhamo”.

Burime nga policia bëjnë me dije se Arjan dhe Andrea (Gazmend) Tabaku janë dy vëllezërit e arrestuar në vjedhjen e dështuar në lokalin në pronësi të shtetasit E.S.

Ende nuk bëhen të ditura rrethanat e ngjarjes, por mësohet se në prangat e policisë ka përfunduar edhe një person i tretë, 38-vjeçari Ilir Robo, i akuzuar për “Moskallzim  krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetes”.

Top Channel