Është apo nuk është ai. Vargu i gjatë i hipotezave mbi identitetin e Banksy-it pasurohet me një kapitull të ri.

Sipas “Daily Mail”, identiteti i artistit të mistershëm është zbuluar më në fund: bëhet fjalë për liderin e grupit britanik, Massive Attack, Robert Del Naja, i njohur ndryshe me pseudonimin “3D”. Edhe pse muzikanti në të kaluarën ka pranuar se është vetëm mik i artistit në fjalë, autori i hetimit, gazetari Craig Williams, pretendon se në fakt është ai dora vetë.

Kërkimet e reporterit dëshmojnë lidhjet mes muzikantit dhe artistit më identitet të panjohur. Sipas Williams, të paktën 12 herë vizatime në mur të Banksy-t janë shfaqur në të njëjtin qytet ku ose pak përpara, ose shumë shpejt paskësaj “Massive Attack” kanë ndaluar në ndonjë studio regjistrimi apo si pjesë e një turneu.

Kjo, për gazetarin, nuk mund të jetë thjesht koincidencë. Banksy vetë e ka pohuar se frymëzohet nga grupi muzikor i drejtuar prej “3D”-së. Nuk është hera e parë që hidhet një die e tillë: Del Naja është lidhur në vitet 80 me botën e grafitit.

E përditshmja britanike vëren gjithashtu se  Banksy dhe “Massive Attack” kanë të përbashkët edhe vendin e origjinës, duke qenë se si grupi vetë ashtu dhe artisti kanë lindur në Bristol, në jugperëndim të Anglisë.

Ëilliams, ndërkohë nuk përjashton as mundësinë që Banksy të jetë një grup njerëzish i drejtuar nga vetë Del Naja. Sipas kësaj teorie, gazetari ka parashikuar kthimin e Banksy-t në Bristol brenda një kohe të shkurtër, duke qenë se grupi do të ketë tani një koncert në qytetin e tij të lindjes.

Top Channel