Makinat e luksit të sheikëve të Katarit në Londër

26/08/2016 00:00

Nëse je një super miliarder ka vetëm një mënyrë për të udhëtuar në Londër gjatë verës: Të jesh në një prej flotës së supermakinave që zotëron.

Një radhë makinash super të shtrenjta janë parë në rrugët e Londrës të enjten, ku mes tyre binin në sy: Porsche 918 Spyder, me vlerë 790 mijë $; McLaren P1 me vlerë 1.6 millionë $; Bugatti Veyron, me vlerë 2.37 millionë $.

Makinat super të shpejta mendohet se janë në pronësi të Sheikut të Katarit, Khalid bin Hamad al Thani, i biri i Hamad bin Khalifa Al Thani, i cili ishte në krye të Katarit nga viti 1995-2013.

Në Londër ky quhet edhe sezoni i super makinave, ku qindra makina të poseduara nga arabët vijnë në kryeqytetin britanik nga Lindja e Mesme çdo verë, shkruan Daily Mail.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel