Izraelitët, qendër për eksportin e produkteve bujqësore

24/08/2016 00:00

42 mijë m2 tokë shtetërore në zonën e Beratit, nga një sipërfaqe në prag degradimi do të vihet në funksion të ekonomisë me qëllim grumbullimin, përpunimin, paketimin dhe ruajtjen e prodhimeve bujqësore.

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Milva Ekonomi nënshkroi një kontratë përmes të cilës kjo pronë shtetërore i jepet një kompanie izraelite për 20 vite, me çmimin simbolik 1 euro.

“Njëra është ngjarja e investimit, ka të bëjë me shifrën që arrin në 20 mln dollarë për këtë periudhë 20-vjeçare, ndërkohë që investimi fillestar është 2 mln dollarë dhe në 2018 kompania do të ketë të punësuar 50 punonjës”, sqaron ministrja Ekonomi.

Sipërfaqja, pronë e ish-Shtabit të Vjetër të Aviacionit të Kuçovës, do të ketë sipas sipërmarrësve edhe një laborator që do të shërbejë për certifikimin e produkteve për tregun vendas dhe eksport, që do të kryhet në bashkëpunim me kompani izraelite.

Ministria e Ekonomisë thotë se kjo është një nga shumë kontrata të tjera që do të nënshkruhen me çmimin simbolik 1 euro.

Top Channel