Rihapet kinemaja e Korçës

20/08/2016 00:00

E vetmja kinema e qytetit të Korçës ka rihapur dyert duke nisur të zhvillojë aktivitetin në godinën e njohur, e cila prej vitesh ishte mbyllur për shkak të falimentit.

Pas shumë vitesh mungesë, por edhe dëshirës së madhe të qytetarëve të Korçës për të pasur në gjëndje funksionale kinemanë, ajo ka rinisur aktivitetin duke transmetuar filmin “Bad Moms”.

Kinema “Majestik Imperial” ka startuar transmetimin e filmave pas bisedimeve të shumta mes pronarëve të godinës dhe kompanisë “Imperial”, të ndërmjetësuara nga Bashkia e Korçës.

Që prej mbrëmjes së parë ajo ka mirëpritur dhjetëra qytetarë të cilët e kanë vlerësuar rihapjen e saj dhe mundësinë për të shijuar filmat në një mënyrë ndryshe.

Top Channel