Videoja që tregon horrorin e luftës në Siri
18/08/2016 00:00
Tmerri i luftës në Siri është përmbledhur në një video të një djali të vogël, i cili qëndron vetëm në një stol të ambulancës dhe i mbuluar nga pluhuri, pasi një sulm ajror i ka shkatërruar shtëpinë.
Omran Daqneesh është xhiruar vetëm pak çaste pasi është nxjerrë nga rrënojat e shtëpisë së tij.
Videoja tregon se si vogëlushi fshin me dorë ballin e pluhurosur, por e kupton që është gjakosur. Pasi e fshin në stol dorën e vogël, e vendos mbi prehër.
Mësohet se Omran u plagos gjatë një sulmi në Alepon e pushtuar nga rebelët. Nuk dihet se ku janë prindërit e këtij fëmije.
Top Channel