Poliçan, kushërinjtë e mitur plagosin një 64-vjeçar me armë gjahu

12/08/2016 00:00

Një 13 dhe një 17-vjeçar në Terpan të Poliçanit plagosën pa dashje me armë gjahu një 64-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në Drononik, njësi administrative e Terpanit, Bashkia Poliçan. Dy kushërinjtë kanë qëlluar nga pakujdesia 64-vjeçarin nga Berati me iniciale R.G.

I plagosuri ndodhet në Spitalin e Tiranës për ndihmë më të specializuar.

Top Channel