Në Europë habit mbulimi, në Iran ndërkohë… (Foto)

10/08/2016 00:00

Në turneun e volejbollit në plazh, në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, veshja e dy lojtareve egjiptiane në ditën e dytë të turneut, shkaktoi kuriozitet.

Shumë u habitën që egjiptianet luajtën të mbuluara nga koka te këmbët, por ka edhe një pjesë tjetër të botës që habiten me kundërshtaret e tyre.

Për këtë, po ju tregojmë se si është publikuar një foto nga ndeshja në një agjenci shtypi iraniane. Tasnim News Agency është një agjenci private që ka nisur punën në Iran në vitin 2012 dhe shihet qartë se lojtarja gjermane është pikseluar e tëra.

FOTO GALERI
1/2
Egjipt-Gjermani përballen në volejbollin e plazhit

Top Channel