Aksidentoi për vdekje këmbësorin, arrestohet nga policia

07/08/2016 00:00

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë bërë të mundur arrestimin e një shtetasi 25-vjeçar, pasi ditën e shtunë teksa udhëtonte me mjetin e tij “Benz”  me targa AA 841 BT, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur këmbësorin me inicialet N.F., 72 vjeç nga Lezha, duke i shkaktuar këtij të fundit vdekjen e menjëhershme.

Autori është identifikuar si Gjin Beqiri nga Mirdita, ndërsa ngjarja ka ndodhur në aksin e vjetër rrugor Lezhë-Milot. Policia u gjend menjëherë në vendngjarje dhe nisi hetimet për shkakun e atij aksidenti, ndërsa tashmë materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Lezhës.

I arrestuari akuzohet për veprën penale të “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”.

Top Channel