Përplasja në Laprakë, s’pati të lënduar. Vetëm rëndim trafiku

04/08/2016 00:00

Aksidentet nuk mungojnë edhe në rrugët e kryeqytetit. Një tjetër i tillë u regjistrua në dalje të “Zogut të Zi”, në rrugën “Dritan Hoxha”.

Dy automjete u përplasën ballë për ballë me njëra-tjetrën, por fatmirësisht pa dëme në njerëz, ndërsa pamje të aksidentit na u sollën edhe përmes rubrikës “Ti Raporton” nga një qytetar i ndodhur në vendngjarje.

Një prej automjeteve ishte futur në kah të kundërt dhe shkaktoi aksidentin.

Një furgon dhe një autoveturë ishin mjetet e përfshira në aksident, të cilat bllokuan për pak çaste edhe qarkullimin e mjeteve të tjera.

Policia mori masa administrative ndaj dy drejtuesve të makinave.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel