Dy aksidente, 5 të plagosur në Shkodër dhe Elbasan

02/08/2016 00:00

Pesë persona kanë mbetur të plagosur, 2 nga të cilët në gjendje të rëndë për jetën, në dy aksidente të shënuara mbrëmjen sotme në Elbasan dhe Shkodër.

Aksidenti i parë ka ndodhur në orët e mbrëmjes në aksin Elbasan-Librazhd, ku dy automjete janë përplasur mes tyre. Për pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë 2 persona, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije.

Gjendja e të plagosurve paraqitet e rëndë për jetë. Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara nga të dyja automjete.

Ndërkohë, aksidenti i dytë është shënuar në vendin e quajtur Ura e Bardhajt, në Shkodër, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur 3 persona që udhëtonin në to. Gjendja e të plagosurve paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel