Atentat në burgun e Vaqarrit. Qëllohet me armë nga jashtë, plagoset i paraburgosuri

30/07/2016 00:00

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun e Vaqarrit ku ka mbetur i plagosur një shtetas nga Kosova që ishte i paraburgosur aty. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, i burgosuri Lili Dulaj nga Prizreni është plagosur me armë zjarri në këmbë ndërsa ka qenë në ambientet e ajrimit.

I plagosuri është qëlluar nga jashtë burgut dhe ende nuk ka asnjë të dhënë për autorin.

Forca të shumta policie mbërritën në vendin e ngjarjes dhe nisën inspektimin e zonës nga ku dyshohet se ka qëlluar autori. I plagosuri, siç njofton policia, është transportuar në Spitalin Ushtarak dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit vijojnë ende.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel