Durrës, një i mbytur në Hamallaj

30/07/2016 00:00

Policia e Durrësit ka njoftuar se të shtunën pasdite se është gjetur i mbytur në det një shtetas i seksit mashkull, deri më tani i paidentifikuar, në Hamallaj.

Sipas policisë, viktima është i moshës rreth 40-45-vjeç, 1.76 cm i gjatë, i shëndoshë, me flokë të shkurtra e pak të thinjura dhe ka të veshur një palë rroba banjo ngjyrë blu me mbishkrimin”Sport”.

Sipas informacioneve të para, nga këqyrja e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Policia po vijon hetimet për identifikimin e viktimës.

Top Channel