Kukës, ndalohet i kërkuari për rrëmbim personi

29/07/2016 08:55

Policia e Kukësit ka ndaluar një shtetas të dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “rrëmbimi ose mbajtja peng e personit, kryer në bashkëpunim”.

Nga specialistët e Seksionit Kundër Krimit Ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit, në D.V.P. Kukës, më datë 28.07.2016 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim Bledar Halilaj, 37 vjeç, banues në fshatin Bicaj.

Ndalimi i shtetasit u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar me 7 vjet e 4 muaj.

Top Channel