Vrasja e dyfishtë në Vlorë, një i arrestuar, i siguroi makinën autorëve

27/07/2016 00:00

Policia arrestoi një nga pronarët e automjeteve që shërbyen për vrasjen e dyfishtë në Vlorë të dielën e shkuar.

Partizan Duraj, 42 vjeç nga fshati Frakull i Fierit u prangos nën akuzën e sigurimit të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasjen.

Duraj, deklaroi në polici se ja ka shitur mjetin “Ford” dy personave të cilët nuk ja di identitetin, por policia dyshon edhe për faktin se ai nuk do t’i identifikojë.

Automjeti u gjet i djegur pas vrasjes. Ndërsa mjeti tip “Jeep” edhe ky i përdorur nga autorët për vrasjen e Ilir Deromemaj dhe Dhimiter Camit, rezultoi se ishte vjedhur para dy muajsh në Fier.

Burimet policore thanë se janë afër zbardhjes së ngjarjes dhe arrestimit të autorëve të vrasjes.

Top Channel