Tropojë e Sarandë, arrestohen 3 persona për kultivim të lëndëve narkotike

24/07/2016 00:00

Tre shtetas kanë përfunduar në prangat e policisë për shkak se dyshohen si kultivues të lëndëve narkotike që kanë gjetur dhe asgjësuar sa në veri, edhe në jug të Shqipërisë.

Më konkretisht, 1.350 rrënjë bime narkotike “cannabis sattiva” janë asgjësuar në fshatin Curraj i Epërm të Tropojës, të mbjella në 5 parcela, si dhe 1.000 rrënjë kanabisi të mbjella pranë banesave të tyre në Dukat Fushë të Vlorës.

Efektivët e policisë së Tropojës kanë vënë në pranga shtetasin Ndriçim Xhepa, 26 vjeç dhe banues në Tiranë, ndërsa efektivët e Vlorës kanë arrestuar shtetasit Lavdosh Hasko, 61 vjeç, dhe Niko Hasko, 67 vjeç.

Këta shtetas akuzohen për veprën penale të “kultivimit të bimëve narkotike”. Lënda narkotike është asgjësuar në të dyja rastet me copëtim dhe djegie.

Top Channel