Basha: Asnjë kusht i ri nga PD. Kemi një marrëveshje, ta votojmë sot në Kuvend

21/07/2016 00:00

Para hapjes së seancës në Kuvend për votimin e reformës në drejtësi, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha doli në një deklaratë për mediat duke bërë të ditur qëndrimin e partisë që ai drejton.

Kreu i PD tha se ka pasur një marrëveshje prej kohësh për të katër institucionet që të aplikohet e njëjta formulë. Basha theksoi se nuk ka pasur asnjë kusht të ri nga PD-ja. “Xhafaj pranoi se drafti zyrtar i PS nuk përfshin as rekomandimet Nuland as rekomandimet Hahn. PD kurrë nuk e ka pranuar këtë draft, as nuk e ka parë. Pjesa e KLGJ KLP është pjesa e vetme që ne kemi cilësuar si pjesa e votës së trafikueshme”, tha Kreu i PD.

Lulzim Basha theksoi se për reformën në drejtësi ka një marrëveshje dhe bëri thirrje për ta votuar atë sot në Parlament.

“Ne kemi një marrëveshje dhe jemi gati ta miratojmë sot në Kuvend. Mbi tavolinë ka një marrëveshje dhe Edi Rama duhet ta miratojë atë. PD do të jetë në Parlament për të miratuar këtë marrëveshje”, shtoi Basha.

Top Channel