Kukës, arrestohet 31-vjeçari. Dhunoi bashkëshorten

18/07/2016 00:00

Një tjetër person ka përfunduar në prangat e policisë për shkak se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Këtë herë ka qenë Policia e Kukësit, ajo që ka arrestuar në flagrancë shtetasin Edmir Cenaj, 31 vjeç.

Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike për motive të dobëta ndaj bashkëshortes së tij, E. Cenaj, 25 vjeç dhe banuese në Kukës.

Tashmë materialet për procedurat e mëtejshme hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Kukësit për veprën penale “dhunë në familje”.

Top Channel