Sezoni turistik; Rritet numri i pushuesve në Shëngjin

13/07/2016 00:00

Këtë verë plazhi i Shëngjinit është i tejmbushur nga pushuesit e shumtë që e kanë zgjedhur si destinacionin e preferuar për të kaluar pushimet.

Pastërtia, qetësia, çmimet e konkurrueshme kanë bërë që shumë familje të zgjedhin të pushojnë në Shëngjin.

Vit pas viti Shëngjini ka njohur një rritje të numrit të pushuesve, por mesa duket 2016 është viti ku ka pasur më shumë rezervime dhe gjatë muajit gusht pritet të jetë akoma më i lartë numri i turistëve.

Kushtet e mira, cilësia në ushqim dhe çmimet konkurruese janë disa nga arsyet e përzgjedhjes sipas pushuesve ndërsa një pjesë e mirë prej tyre e shohin edhe si stacionin e ardhshëm të pushimeve.

Qyteza e vogël e Shëngjinit shumëfishohet gjatë stinës së verës duke pritur e mikpritur pushues të shumtë nga vendi, Kosova, Maqedonia, por edhe nga evropa, këtë vit ka patur mjaft turistë polak, gjermanë, italianë e francezë.

Top Channel