Reforma, Hysi: Të premten mbyllet diskutimi për të gjitha ligjet

13/07/2016 00:00

Komisioni i posaçëm për reformën në drejtësi ka mbyllur mbledhjen e radhës ku janë diskutuar disa ligje të rëndësishme.

Në një deklaratë për mediat në fund të mbledhjes, deputetja e PS Vasilika Hysi bëri me dije se diskutua ligji për kompetencat e gjykatës dhe prokurorisë së posaçme, Byrosë së Hetimit, kriteret për personat që do të jenë pjesë e tyre, procesi i kontrollit, verifikimi i tyre dhe çështje të tjera që kanë të bëjë me mirëfunksionimin e tyre.

“Shpreh keqardhjen për mungesën e përfaqësuesve dhe ekspertëve të opozitës në diskutimin e këtij ligji mjaft të rëndësishëm dhe që nuk ka lidhje me çështjen për të cilën PD ende nuk ka dhënë dakordësinë e vetë”, deklaroi Hysi.

Ajo saktësoi se, deri ditën e premte mbyllet diskutimi për të gjitha ligjet, “pasi tashmë ka mbetur vetëm ai për qeverisjen e sistemit gjyqësor dhe ligji i vetingut”, shtoi deputetja.

Top Channel