Vidhet një dyqan celularësh në Elbasan

13/07/2016 00:00

Një dyqan celularësh është vjedhur në qytetin e Elbasan. Policia e këtij qyteti ka bërë të ditur se dyshohet se autorët mund të kenë marrë 16 aparate celularësh.

Policia ka bërë të ditur se vjedhja është pikasur gjatë ditës së mërkurë nga punonjësit e dyqanit, të cilat kanë vënë re thyerjen e xhamit të dyqanit.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Top Channel