Shkodër, pranga për dhunë në familje 35-vjeçarit

11/07/2016 00:00

Specialistët për parandalimin e krimeve në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës kanë arrestuar në orët e fundit një 35-vjeçar për dhunë në familje.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A.C, banues në fshatin Rrenc, i cili është vënë në pranga për dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij 23-vjeçe.

Burimet shtojnë se materialet hetimore i kanë kaluar tashmë prokurorisë së rrethit për procedimin e mëtejshëm të 35-vjeçarit, nën akuzën e “dhunës në familje”.

Top Channel