Axhenda e Nuland në Tiranë, takim me Bushatin, Bashën dhe Ramën

09/07/2016 00:00

Top Channel ka mësuar se cila do të jetë axhenda e ndihmës sekretares amerikane të Shtetit, Victoria Nuland gjatë vizitës disaorëshe të dielën në Tiranë.

E sigurt është tashmë se në fokus të takimeve të saj do të jetë pikërisht reforma në drejtësi. Kështu, fillimisht Nuland do të takohet me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati rreth orës 14:30.

Më pas zyrtarja amerikane do të takojë kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, rreth orës 15:30, takim i cili do të mbahet në hotel “Rogner” dhe bashkë me kreun e opozitës do të jenë edhe deputetët Oerd Bylykbashi e Aldo Bumçi.

Takimi i fundit është parashikuar me kryeministrin Rama i cili ndodhet ende në Varshavë dhe pas tij zyrtarja amerikane do të lërë Tiranën.

Top Channel