“Zhvishuni dhe punoni derisa të djersini” (Foto)

28/06/2016 00:00

Në kuadër të situatës së keqe ekonomike që Bjellorusia po kalon, presidenti i saj Aleksandër Lukashenko mendoi me të drejtë se populli duhet nxitur që të përpiqet më shumë për të kaluar vështirësitë.

“Zhvishuni dhe punoni derisa të djersini”, ishte mesazhi i tij për njerëzit, pasi me rublën në rënie të lirë dhe papunësinë e lartë, nuk mund të bëhet gjë tjetër veçse të punohet më shumë.

Por, zor se Lukashenkos mund t’i shkonte mendja se bjellorusët do ta interpretonin fjalë për fjalë mesazhin e tij dhe mijëra prej tyre postuan foto në rrjetet sociale teksa shfaqen të zhveshur në vendet e punës.

Fotot e mijëra përdoruesve të tjerë të Facebook pasohen me batuta nga më të ndryshmet, si “Presidenti urdhëron, ne bindemi” apo “zhveshur me dekret presidencial”.

Mediat në vend kanë ironizuar me situatën, duke thënë se njerëzit u zhveshën dhe djersitën, por ende nuk ka informacione se sa ka ndikuar kjo në ekonomi.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel