Infarkt gjatë udhëtimit, humb jetën drejtuesi i mjetit

27/06/2016 00:00

Drejtuesi i një automjeti ka pësuar infarkt teksa udhëtonte në qarkun e Shkodrës dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Zus.

Drejtuesi i mjetit është identifikuar me inicialet I.Ç dhe pasi ka pësuar infarkt automjeti i tij ka dalë nga rruga duke u përplasur.

Për rrjedhojë, personi në fjalë ka gjetur vdekjen, shtojnë më tej burimet.

Top Channel