Asgjësohen 9300 bimë kanabis në Krujë, Gjirokastër dhe Këlcyrë

26/06/2016 00:00

Policia ka njoftuar gjetjen dhe asgjësimin me anë të djegies të mbi 9300 rrënjëve kanabis sativa në fshatrat e Krujës, Gjirokastrës dhe Këlcyrës.

Më konkretisht, në fshatrat Kurcaj dhe Bret të rrethit të Krujës, policia ka asgjësuar 1320 rrënjë të bimës narkotike në një parcelë që rezulton pa pronar.

Pranë parcelës policia gjeti edhe një pushkë. Ndërsa në fshatin Gerdas të Këlcyrës, në vendin e quajtur Konoshtin, policia ka gjetur dhe asgjësuar 7650 rrënjë kanabis, ku edhe kjo sasi ishte kultivuar në zona pa pronarë dhe për rrjedhojë policia nuk ka identifikuar kultivuesit.

Ndërsa në fshatin Arshi Lengo të Gjirokastrës, policia ka mundur të arrestojë 20-vjeçarin Redon Hoxhaj, i cili kishte mbjellë në parcelën pranë banesës së tij 333 rrënjë kanabis.

Top Channel