Korçë, makina përplas këmbësorin; humb jetën 30-vjeçari

25/06/2016 00:00

Një aksident rrugor është verifikuar pasditen e kësaj të shtune në aksin Korçë-Pogradec, ku një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësor.

Lajmin e bëjnë të ditur burime pranë policisë rrugore, sipas të cilave ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Leshnicë të Korçës.

Sipas burimeve, viktima është identifikuar me inicialet A.V, i moshës 30-vjeçare.

Uniformat blu kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për të hedhur dritë mbi sa ka ndodhur. Drejtuesi  i mjetit, shtetasi Arben B. banues në Pogradec, ndodhet i shoqëruar në ambjentet e komisariatit më të afërt.

Automjeti i tij, tip “Mercedes-Benz”, me targë “PG 5807 B”, është sekuestruar.

Top Channel