Kënde lojrash në 12 lagje të Tiranës

24/06/2016 00:00

Ka përfunduar një tjetër kend lojrash për fëmijët në kryeqytet. Në rrugën Mine Peza, në njësinë bashkiake numër 9, fëmijët do të kenë një hapësirë të re çlodhëse.

“Si kjo hapësirë te rruga ‘Mine Peza’, do të bëjmë edhe 12 të tjera në lagjet kryesore të qytetit. Jo çdokush mund të shkojë çdo ditë tek këndi i lojërave te Liqeni, por për nevoja ditore, banorët e blloqeve të tilla pallatesh do të kenë mundësi që fëmijët e tyre të luajnë në kënde lojërash të ngjashme”, deklaroi kryebashkiaku Erjon Veliaj.

Në secilin kend lojrash është planifikuar të ketë dhe një fushë sportive për të orientuar fëmijët drejt sportit. Krahas aspektit sportiv, hapësira prej 3400 metrash katrorë në rrugën “Mine Peza” do të shërbejë për çdo grupmoshë.

“Jemi munduar gjithashtu, që të bashkojmë gjeneratën. Fëmijët nuk mund të rrinë pa gjyshërit dhe gjyshet e tyre, pa prindërit, ndaj më vjen mirë që kemi mjaftueshëm ambiente në këtë hapësirë për të gjithë të moshuarit, që teksa luajnë bashkë me fëmijët, të kenë mundësi edhe ku të pushojnë”, theksoi kryebashkiaku Veliaj.

Top Channel