Aksident në Shkodër-Koplik, plagosen dy persona

20/06/2016 00:00

Një aksident me pasojë plagosjen e dy përsonave ka ndodhur pasditën e së hënës në aksin Shkodër- Koplik në afërsi të fshatit Shtoj.

Në aksident janë përfshirë dy automjete një golf me targë AA215FK, me drejtues shtetasin me iniciale A.GJ. nga Kopliku dhe një Audi me targë të huaj K 103 B  me drejtues shtetasin me iniciale F.Km, 37 vjec nga fshati Shtoj.

Si pasojë e përplasjes dy drejtuesit e automjeteve kanë marrë disa plagë dhe ndodhen në spitalin e Shkodrës jashtë rrezikut për jetën.

Policia  vazhdon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Ky është aksidenti i dytë  që ndodh brenda dy diteve në këtë aks rrugor, ku dhe një dite më parë dy persona u plagosen pasi automjeti i tyre doli nga rruga.

Top Channel