Plagosi në pikën e basteve sportive, pranga 36-vjeçarit

18/06/2016 00:00

Policia e Vlorës ka arritur të arrestojë edhe personin e dytë të dyshuar si autorë të plagosjes me armë zjarri në ngjarjen e ndodhur në një pikë bastesh sportive në qytetin bregdetar katër ditë më parë.

I arrestuari është 36-vjeçari Elton Zotaj, banues në Vlorë.

Ai dyshohet se së bashku me Edmond Maskajn kanë goditur me pistoletë duke plagosur 37-vjeçarin me inicialet Rr.M.

Për këtë ngjarje, policia arrestoi në flagrancë Maskajn si dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale pistoletën tip “Glock”.

Akuza ndaj dy të ndaluarve është ajo e plagosjes së rënë me dashje dhe mbajtje pa leje e armëve.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur për motive të dobta.

Top Channel