Ekstradohet nga Frankfurti i dënuari për mashtrim

16/05/2016 00:00

Është ekstraduar kët të enjte nga Frankfurti në Tiranë ekstradimi i shtetasit Ergent Haxhi, i akuzuar nga drejtësia shqiptare për një seri mashtrimesh.

Burime policore zyrtare bëjnë të ditur se 44-vjeçari Haxhi kishte qenë person i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar në mungesë me 6 vjet burg nga Gjykata e Tiranës.

Arrestimi dhe më pas ekstradimi i tij në Shqipëri është bërë i mundur falë bashkëpunimit mes zyrave të Interpolit në Tiranë e Frankfurt.

Me të mbërritur në aeroportin e Rinasit, Haxhi u është dorëzuar autoriteteve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Top Channel