Rrëzohet kërkesa e PD-së për përjashtimin e Ramës nga Kuvendi

14/06/2016 00:00

Byroja e Kuvendit rrëzon kërkesën e Partisë Demokratike për të përjashtuar nga Parlamenti kryeministrin Edi Rama për një periudhë kohore prej 10 ditësh. 2 vota pro dhe 5 kundër ishte rezultati i mbledhjes së Byrosë.

PD-ja kishte bërë kërkesën e përjashtimit pas replikave të së enjtes së Ramës me deputetët e opozitës. Kreu i qeverisë i quajti ata “tufë” dhe për këtë arsye seanca u pezullua disa herë.

“Edhe pse ofendoi opozitën, ne nuk prisnin pezullimin e Ramës”, u shpreh deputeti Edmond Spaho.

Top Channel