Eva Longoria flet për dasmën e saj magjike

03/06/2016 00:00

Vetëm pak orë pasi është kthyer nga muaji i mjaltit, aktorja ka qenë e pranishme në çeljen e Festivalit të Filmit në Los Angeles për promovimin e filmit të ri “Lowriders “.

E pyetur rreth dasmës së saj, aktorja është shprehur: “Dasma jonë ishte magjike. U argëtuam shumë siç mund ta shihni edhe nga fotot që të gjithë kanë postuar. Ka qenë dasma më argëtuese që kam parë ndonjëherë dhe jam e lumtur që kjo ishte dasma ime”.

Longoria dhe Jose Antonio Baston kurorëzuan dashurinë e tyre më 21 maj në Mexico City në prani të miqve dhe familjarëve. Të ftuarit përfshinin edhe personazhet e njohur si Victoria Beckham, David Beckham, Ricki Martin dhe Melanie Griffith.

Edhe pse kjo ceremoni ishte tepër private, aktorja ka publikuar disa foto të ditës së saj të madhe në rrjetet sociale, ku ka zbuluar edhe fustanin e saj të mrekullueshëm, për të cilin është kujdesur mikesha e saj më e mirë, Victoria Beckham.

Top Channel