Murgjit budistë bëjnë biznes me kafshët

01/06/2016 00:00

Autoritetet për mbrojtjen e kafshëve në Tajlandë kanë nisur evakuimin e dhjetëra tigrave nga një tempull budist, pas akuzave për trafikim dhe abuzim kafshësh.

Mediat lokale bëjnë me dije se disa prej tigrave nga 137 prej tyre tashmë janë larguar nga tempulli dhe operacioni ku marrin pjesë 1000 persona do të vazhdojë për një javë.

Murgjit budistë, të cilët i kanë mohuar akuzat, fillimisht nuk pranuan që t’i dorëzonin tigrat vullnetarisht, por pas urdhrit të gjykatës nuk mund të bënin asgjë. Tigrat po dërgohen në streha për kafshët nga ku do të vendoset nëse do të dërgohen në kopshte zoologjikë apo do të kthehen në xhungël.

Tempulli budist në provincën Kacamburi është një destinacion i famshëm turistik dhe prej vitesh murgjit që jetojnë aty nuk pranonin të dorëzonin tigrat. Vizitorët, sigurisht kundrejt pagesës, kishin mundësi që të ushqenin kafshët dhe të bënin fotot me to, pavarësisht se tempulli e ka të ndaluar ligjërisht, por edhe moralisht, që të detyrojë vizitorët të paguajnë bileta.

Autoritetet tajlandeze thanë se pas vitesh përpjekje u detyruan që të marrin një urdhër gjykate, pasi murgjit budistë nuk kishin ndërmend që të bashkëpunonin. Madje së fundmi, murgjit budistë kishin kërkuar që tempulli të funksiononte si një kopsht zoologjik duke zyrtarizuar biznesin e tyre dhe kjo solli reagimin e fortë, megjithëse të vonuar, të autoriteteve.

Mediat vendase shkruajnë s në tempull u gjetën edhe çakej, arinj dhe zogj të ndryshëm që mbaheshin aty pa asnjë leje.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel