Diamanti i gjelbër, shitje rekord prej 17 mln dollarë

01/06/2016 00:00

Diamanti më i madh në botë me ngjyrë të gjelbër i quajtur “The Aurora Green” theu rekordin botëror duke u shitur për më shumë se 16.8 milionë në një ankand të “Christies” në Hong Kong.

Kreu i shtëpisë së ankandeve në Azi deklaroi se ky ishte diamanti më i madh me një ngjyrë të tillë që dilte në ankand dhe ishte verifikuar së fundmi nga instituti i gurëve të çmuar në Amerikë.

Ai u ble nga një person i pranishëm në sallë i cili kërkoi të mbetej anonim.

“Ajo çka i bën mjaft të veçantë diamantet me ngjyrë të gjelbër është fakti se janë të rrallë. Punoj në këtë biznes prej 47 vitesh dhe nuk kisha parë kurrë një gurë të tillë prej 5 karatesh”.

Rekordi paraprak ishte vendosur në vitin 2014, kur një diamant prej 6.13 karatësh me ngjyrë të gjelbër u shit për 3.6 milionë dollarë gjatë një ankandi të mbajtur po në Hong Kong.

Viti 2016 shënon 30-vjetorin e shtëpisë së ankandeve në Azi dhe 250-vjetorin e krijimit të saj.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel