Velipojë, aksidentohet duke shkuar për në shkollë 10-vjeçarja

26/04/2016 09:40

Një vajzë vetëm 10 vjeç humbi jetën mëngjesin e së martës, duke shkuar në shkollë në Velipojë të Shkodrës. Vajza me çantën e librave është goditur nga një mjet, drejtuesin e të cilit policia e ndaloi menjëherë.

Me gjithë përpjekjet e prindërve për të shpëtuar 10-vjeçaren, ajo mbërriti e pajetë në spital. Çdo ditë në këto rrugë kalojnë nxënësit e klasave fillore. Mungesa e mbikalimeve, sinjalistikës, apo edhe e transportit të organizuar e mban të lartë rrezikun për ta.

Shkolla 9-vjeçare në fshatin Berdicë ndodhet në anë të rrugës nacionale. Edhe vet fëmijët e ndiejnë që në këtë rrugë janë të rrezikuar.

Për prindërit, mungesa e sigurisë rrugore mbetet shqetësimi kryesor, veçanërisht me afrimin e sezonit veror, kur fluksi i mjeteve në rrugë shtohet.

Që ngjarja e sotme me pasojë vdekjen e 10-vjeçares të mos përsëritet, duhet që pranë shkollave të ketë mbikalime dhe sinjalistikë të rregullt.

Top Channel