Gjyqtarja përplas me makinë të moshuarin

06/04/2016 13:40

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lushnje-Berat, ku një makinë përplasi një të moshuar që po udhëtonte me biçikletë.

Në aksident u përfshi një mjet tip Toyota me targa AA 085 NO, që drejtohej nga shtetasja Lutfie Celami, gjyqtare në Berat.

Shtetasi me iniciale H.D., i cili po kalonte me biçikletë, fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel