Djemtë myslimanë s’duan shtrëngim duarsh me mësueset

06/04/2016 00:00

Një shkollë në Therwil të Zvicrës shkaktoi indinjatë me vendimin e saj për ti lejuar dy djemve myslimanë shmangien e shtrëngimit të duarve me mësueset.

Shtrëngimi i duarve është një prej formave më të zakonshme të përshëndetjes në shkollat e këtij vendi.

Djemtë pretendojnë se prekja e një femre që nuk është pjesë e familjes, bie ndesh me besimin e tyre.

Sindikata lokale e mësuesve reagoi ashpër duke e cilësuar vendimin diskriminues ndaj grave.

Top Channel