Protestë pro Karaxhiç në Beograd; Sheshel mbledh nacionalistët

24/03/2016 00:00

Aktgjykimi ndaj ish-liderit politik e ushtarak të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, është pritur me pakënaqësi në Serbi. Fajësia e simbolit të zbatimit të politikës së përgjakshme, konfirmon krimet që janë mohuar për kohë të gjatë.

Vojisllav Sheshel, kryetari i radikalëve në Serbi, ka marrë mbështetje të madhe në miting duke thënë se kohës së tradhtisë i ka ardhur fundi.

“Në Serbi ekziston një forcë politike gjithnjë më e fuqishme. Ne mund ta nxjerrim Serbinë nga kriza dhe ta integrojmë me Rusin”, tha Sheshel.

Mitingu i radikalëve u mbyll qetë, por, ekstradimi i liderit të tyre mund të shkaktoj problem, por edhe të rrisë konkurrencën ndaj ish-partnerëve të tij.

Presidenti serb, Tomislav Nikolliç, nuk ka bërë komente. Para vendimit ai ka kujtuar viktimat e bombardimeve.

“Ky është një krim që është kryer nga shumë shtete kundër nesh dhe në kurrë nuk do ta harrojmë atë”, tha Nikoliç.

Kryeministri Aleksandar Vuçiç, bashkë me presidentin e serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, kanë bërë bashkë homazhe.

“Vendimi i Gjykatës së Hagës nuk mund të përdoret kundër Republikës Serbe sepse ne do ta respektojmë atë”m tha Vuçiç.

E ndodhur në udhëkryqin e së shkuarës dhe të ardhmes, qeveria e Serbisë do ta sjellë një vendim pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme lidhur me rastin e Karaxhiç.

Top Channel