Fier, mungesa e kaskës mbrojtëse i kushton jetën motoristit
28/12/2015 00:00
Rrëshkitja ndërsa udhëtonte me motor dhe pa kaskë mbrojtëse i ka kushtuar jetën një 40-vjeçari nga Zhupani i Fierit.
Ai po udhëtonte me një motor të vogël dhe për shkak të lagështirës në rrugë ka humbur ekulibrin dhe është rrëzuar.
Për pasojë është plagosur në kokë e më pas ka humbur jetën në spital, me gjithë ndërhyrjen e mjekëve.
Top Channel