Zënka fëminore e politikanëve për eksperiencën

17/11/2015 00:00

Dy politikanë kanë pasur një zënkë fëminore mes tyre lidhur me eksperiencën ligjore.

Fabian Picardo, kryeministri i Gjibraltarit, ishte në debat me Daniel Feetham, lideri i partisë opozitare socialdemokrate. Ata janë konfrontuar përpara një audience live për zgjedhjet e përgjithshme të javës së ardhshme në Gjibraltar.

Zënka fëminore nisi nga Feetham i cili tha: “Unë jam një ndërgjyqës me 22 vite eksperiencë”.

“Dhe unë jam një ndërgjyqës me 21 vjet eksperiencë”, iu përgjigj Picardo. Teksa nuk tërhiqet, Feetham i kthehet: “Kjo nuk është një fushë ku mund të përballesh me mua”.
Duke menduar se kishte humbur betejnë, Picardo i përgjigjet: “Unë jam i butë, ndërsa ti jo”, teksa audienca shpërtheu në të qeshura.

Duke menduar se Picardo iu referua vetes si një “politikan i butë”, që do të thotë se titulli i tij iu dha për kohën në postin politik dhe honorifik. I kënaqur me përgjigjen e kundërshtarit të tij, Feetham i bashkohet të qeshurave para se videoja të ndërpritet.

Top Channel