Menduh Thaçi: PDSH-ja do jetë fituese e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare

25/09/2015 13:45

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, Menduh Thaçi, ka paralajmëruar se partia që drejton ai do të jetë fituese e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe se ajo do të udhëheqë me gjithë opozitën shqiptare në Maqedoni.

Në një intervistë dhënë mediave maqedonase, Thaçi është zotuar se PDSH-ja nuk do të lejojë falsifikimin e zgjedhjeve.
 
Kreu i PDSH-së ka paralajmëruar se nëse në zgjedhjet e ardhshme parlamentare nuk do të votohet me shenja të gishtërinjve dhe nëse nuk do të ketë një listë të re zgjedhore, e cila do të përpilohej përmes regjistrimit aktiv të votuesve, atëherë PDSH-ja do ta shqyrtojë dhe mundësinë e braktisjes së marrëveshjes ndërpartiake për daljen e Maqedonisë nga kriza politike.
 
Përderisa PDSH-ja kërkon listë të re zgjedhore, mediat raportojnë se Bashkimi Demokratik për Integrim e Ali Ahmetit nuk e mbështet regjistrimin aktiv të votuesve.

Top Channel