Asgjesohen parcelat me kanabis

27/08/2014 00:00

Policia e Gjirokastrës ka asgjesuar 300 rrënjë kanabis sativa në zonën e fshatit Krahës në Tepelenë si dhe arrestoi në flagrancë katër persona si kultivues.

Tre shtetas po ndiqen penalisht në gjendje të lirë për kundërshtim të forcave të policisë gjatë operacionit antikanabis. Të arrestuarit janë Demo Shehu, i datëlindjes 1994, banues në fshatin Krahës 1, të rrethit Tepelenë, pasi në parcelën e tij, midis perimeve, iu gjetën të kultivuara 22 bimë narkotike.

Faik Qata, i datëlindjes 1962 dhe djali i tij Migel Qata, pasi në territorin e banesës së tyre u gjetën të kultivuara 22 bimë narkotike.

Asan Ajdini, i datëlindjes 1962, pasi në afërsi të banesës së tij u gjetën të kultivuara 62 bimë narkotike.

Po gjatë operacionit janë evidentuar edhe disa parcela të tjera të kultivuara me bimë narkotike, ku janë shpallur në kërkim tre shtetas dhe konkretisht: B.Shehu, pasi në një parcelë që vaditej nga një tub llastiku që dilte nga shtëpia e këtij shtetasi u gjetën 91 bimë narkotike të kultivuara.

E.Shehu, pasi në parcelën në pronësi të këtij shtetasi u gjetën të kultivuara 20 bimë narkotike.

A.Hasa, pasi në bahçen e banesës së tij u gjetën të kultivuara 42 bimë narkotike.

Gjithashtu, po gjatë operacionit u gjet edhe një parcelë me rreth 50 bimë narkotike e hapur rishtas ku po punohet për gjetien e autorit.

Në ndjekje penale janë edhe tre gra të fshatit Krahës të cilat u zunë rrugën policëve për t’i penguar gjatë arrestimeve.

Policia e Lezhës ndërkohë shpalli në kërkim shtetasin Nikollë Uksani, 29 vjeç, banues në fshatin Skuraj, për shkak se në një parcelë u gjetën 167 rrënjë kanabis sativa.

Top Channel