Rama: Reforma, edhe me opozitën

01/08/2014 00:00

Më pak se 24 orë nga votimi në parlament i reformës territoriale ku votat e PDIU-së së Shpëtim Idrizit ishin vendimtare, Kryeminisri Edi Rama deklaroi se kjo reformë tashmë është votuar edhe me votat e opozitës.

“PD nuk është në zotërim të monopolit të opozitës. Dje me reformën janë bashkuar në një seancë debati dhe votimi dhe përfaqësues të partisë së dytë më të madhe të opozitës, të cilët gjej rastin t’i falënderoj për qasjen konstruktive ndaj një procesi ku kam keqardhjen më të plotë për PD”, – shtoi kryeministri, duke iu referuar PDIU-së.

Në një kohë kur nuk dihet ende se cili do të jetë fati Vangjel Dules aleatit të koalicionit të majtë qeverisës pas votës së tij kundër reformës territoriale, Edi Rama edhe njeherë tjetër ngulmoi se miratimi reformës është një shëmbull për vëndet e rajonit për sa i përket garantimit të të drejtave të minoriteve.

“Me reformën e djeshme Shqipëria jep një shembull të shkëlqyer për të gjithë fqinjët dhe padyshim si një vend evropian në Europë, sepse garanton në mënyrë bujare dhe largpamëse një trajtim të posaçëm për minoritetet”, tha Rama.

Rama shprehu vendosmërinë e koalicionit qeverisës për realizimin e reformës në drejtësi gjatë sesionit të ardhshëm parlamentar.

Top Channel