Shkodër, aksident rrugor, humb jetën këmbësori

30/03/2014 08:00

Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori ka ndodhur në orët mbrëmjes në afërsi  të fshatit Bardhaj të Shkodrës, në vendin e quajtur Stom-Golem.

Viktime e ketij aksidenti ka mbetur shtetasi Ndok Rripa, 70 vjeç, banor i lagjes Skenderbek te Shkodres.

I moshuari ka qene duke ecur ne kembe prane rruges kryesore kur eshte perplasur per vdekje nga nje autoveture, drejtuesi i se ciles eshte ndaluar ne vendin e ngjarjes dhe ka pritur mberitjen e policise.

Nga hetimet e para dyshohet se aksidentii eshte provokuar nga mungesa e ndriçimit rrugor.

Ky eshte aksidenti dyte me vdekje qe ndodh brenda dy muajve po ne te njejtin vend ku nuk ka ndriçim dhe ku ka levizje te kembesoreve.

Top Channel