Një fëmijë vetëm 6 vjeç ka humbur jeten, ndersa tre vellezerit e tij
janë plagosur për shkak të shpërthimit të një granate ne aren e shtepise
se tyre.

Ngjarja ka ndodhur në Fushë-Krujë, kur 4 femijet e familjes Tema ndodheshin ne aren perpara shtepise se tyre, ku mesa duket kane hasur ne nje granate me te cilen per shkak te moshes se mitur dhe mungeses se informacionit kane nisur te luajne çka ka sjelle shperthimin e menjehershem te granates luftarake.

Fëmijët e familjes Tema nga Fushe-Kruja, te moshes 6-9 vjeç janë transportuar me urgjencë në Spitalin Ushtarak, ndërkohë që njëri prej tyre S.Tema, 6 vjeç eshte paraqitur ne gjendje shume te rende dhe ka humbur jeten pak orë me vone.

Tre fëmijët e tjerë paraqiten në gjendje më te mirë shëndetësore dhe i janë nënshtruar trajtimit intensiv mjekësor. Policia ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen e rende.

Top Channel