Durrës, sekuestrohen 26 kg kanabis

05/01/2014 00:00

Policia e Durrësit ka sekuestruar një sasi prej 26 kg kanabis sativa gjatë natës së kaluar në portin e Durrësit.

33-vjeçari Leonard Bisku nga fshati Ballas i Kavajës, emigrant  në Itali, ka tentuar të kalojë drejt shtetit fqinj këtë sasi droge. Bisku e kishte fshehur sasinë e bimës narkotike në brendësi të 6 gomave aktive të kamionçinës së tij. Në momentin që i riu po kryente procedurat e imbarkimit në një nga tragetet e linjës Durres-Bari me të cilin do të udhëtonte, shërbimet policore, pas një kontrolli të imtësishëm, kanë konstatuar sasinë e drogës së fshehur.

I riu nga Kavaja është arrestuar menjëherë nga shërbimet policore për të vijuar më tej me procedurat hetimore.

Nga hetimet paraprake rezultoi se sasia e drogës kishte si destinacion tregun e Firences, ku 33-vjeçari është dhe rezident.

Top Channel