Vlorë, prezantohet projekti i shëtitores

28/11/2013 00:00

Eshtë zgjedhur Dita e Pavarësisë në vitin e tij të parë që hap shekullin
e saj të dytë për të çelur edhe konkursin për një nga projektet më të
medha të Qeverisë për qytetin e Pavarësisë, atë të ndërtimit të ‘Lungo
Mares’.

Ne nje aktivitet ne teatrin ‘Petro Marko’ te qytetit te Vlores, eshte prezantuar me detaje projekti per ndertimin e shetitores se qytetit te Vlores ne vijen e saj bregdetare nga Pylli i Sodes deri tek Tuneli. Kryeministri e cilesoi projektin me ambiciozin e qeverise se tij, per ta shnderruar qytetin e Vlores nder me tërheqësit në Mesdhe.

“Ky qytetet dhe vija e tij bregdetare janë me siguri një sfidë për t’u fituar. Objektivi ynë që projekti të jetë i realizuar përpara sezonit të verës të vitit 2015 dhe i kemi të gjitha mundësitë për ta bërë realitet. Për projektin që ne po flasim ne do ta vëmë në dispozicion në kohën e duhur dhe pa vonesë edhe burimin e financimit”, tha Rama.

Rama shprehu besimin se pavaresisht ndertimeve kaotike qe ka përfshirë bregdetin per vite me radhe si pasoje e mungeses se vizionit te qeverisjeve paraardhese per te ruajtuar dhe zhvilluar nje turizem te krahasueshem me vendet e Mesdheut, potenciali eshte aty deklaroi ai. Ne qytetin ku edhe eshte zgjedhur deputet, kreu i Qeverise beri edhe nje premtim.

“Merita jonë do të jetë kur këtë fat ta transformojmë në një burim të qëndrueshëm zhvillimi ekonomik,punësimi, mirëqënie për sa më shumë qytetarë dhe ku ta bëjmë Vlorën një qytet, ku shumëkush të ndihet me fat që lind këtu që të mos ketë nevojë të iki gjetkë, sepse këtu do të ketë edhe familjen edhe shtëpinë, por edhe një punë të siguruar”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA