Levine, mashkulli më tërheqës i 2013-s

20/11/2013 18:25

Adam Levine ka një dobësi për supermodelet dhe ka arritur të çojë disa prej tyre në shtrat, ndaj vetbesimi si mashkull e pamja e tij fizike nuk kishin nevojë për rikonfirmime.

Megjithatë, 34-vjeçari i “Maroom 5” rreshton një tjetër çmim në listën e “trofeve” të tij përtej botës së muzikës.

Levine u zgjodh si mashkulli më tërheqës i planetit nga revista “People”, duke lënë pas të tjerë si Channing Tatum, Bradley Cooper apo Ryan Reynalds.

Befasues si gjithmonë, Levine në intervistën shoqëruese tregoi se një prej gjërave që i pëlqen më shumë është të qëndrojë nudo nëpër shtëpi.

Pëlqim, që mesa duket e ndajnë edhe supermodelet Nina Agdal, Anne Vyatlisina, Behati Prinsloo, Angela Belotti, tenistja Maria Sharapova apo hollivudiania Cameron Diaz, të gjitha partnere të Levine në të shkuarën.


Adam dhe Nina Agdal


Levine me supermodelen Anne Vyalitsina


Levine me supermodelen Behati Prinsloo


Levine me ishin-Sharapova


Modelja Angela Bellotte, ish-i i Adam Levine

 
Adam Levine ne koopertinen e “People Magazine”

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA